Kuvendi sot shqyrton projektligjin për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës pritet me u mbledhë sot në nji seancë plenare, në të cilën ka me shqyrtue Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufinin Shtetnor në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Dy partitë në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë dhanë mbështetje ratifikimit të marrëveshjes, edhe pse ka deputetë që në forma individuale janë deklarue se nuk kane me votue këtë marrëveshje.

Ndërkohë, opozita ka qëndrime të qarta kundër Demarkacionit, por format e kundërshtimit dallojnë.

Lëvizja “Vetëvendosje” ka paralajmërue se ka me mbajtë nji protestë, për siç thonë pengimin e miratimit të kësaj marrëveshje.

Ndërsa, dy subjektet tjera opozitare, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë ritheksue se nuk kane me qenë pjesë e protestës së thirrun nga Vetëvendosje, por kanë ftue liderët e institucioneve që të heqin dorë nga marrëveshja aktuale me Malin e Zi për shejimin e vijës kufitare.