Kuvendi sot shqyrton projektligjin për Trepçën

Zyra për media dhe marrëdhanie me publikun ban të ditun se sot në orën 15:00 ka me u mbajtë Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ligji i shumë debatuem i Projektligjit për Trepçën ka me u shqyrtue në pikën e katë të rendit të ditës.

R e n d i i d i t ë s

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trepçën,

5. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

6. Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

7. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

8. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,

10. Shqyrtimi i dyë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,

11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës,

12.Shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015,

13. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.