Kuvendit të Kosovës i dalin keq menaxhimet, mija euro nuk dihet se ku shkuen

Zyra Kombëtare e Auditimit mbas publikimit të raportit të financave ka ngritë dyshime për keqmenaxhim të mija eurove nga Kuvendi i Kosovës.

Simbas gjetjeve të auditorit bazue në LMFPP, ndamja buxhetore duhet me u ba në përputhje me qëllimin e specifikuem në kërkesat buxhetore.

Shpenzimet për subvencione në vlerë prej 60,000€ për KRK ishin përfshi në ligjin e buxhetit për vitin 2016, pa u specifikue qëllimi i ndamjes së subvencioneve. Ky qëllim nuk ishte specifikue as me kërkesën për ndamjen shtesë në bazë të rishikimit të buxhetit për vitin 2016, shkruen Indeksonline.

Rreziku simbas auditorit i mosspecifikimi i qëllimit të dhanies së subvencioneve me rastin e ndamjes buxhetore rrit rrezikun që mjetet buxhetore të shfrytëzohen për qëllime tjera të paplanifikueme.

Ai ka rekomandue që Sekretari i Përgjithshëm duhet me sigurue se me rastin e kërkesave buxhetore janë specifikue qëllimet për dhanien e subvencioneve dhe se ndamja e buxhetit bahet në përputhje me objektivat e përcaktueme.

Tjetër parregullsi simbas Autidimit ishte edhe mosregjistrimi i pasunisë jokapitale në regjistrin e pasurisë.