Kuzhinieri gay n’Britani, vrases serial, dyshohet se vrau 58 djem!

Britania e Madhe asht trondit nga hetimet e zbardhuna mbi nji kuzhinier homoseksual.

Shefi i kuzhinës akuzohet se ka vra mbasi ka përdhunue e torturue 4 djem gay, por mbas këtyne krimeve dyshime ka se ai ka vra dhea të rijë të tjerë.

Bahet fjalë për Stephen Port, nji kuzhinier 41 vjeçar homoseksual i cili dyshohet të ketë vra deri tash rreth 58 viktima, shkruen The Guardian

Të fundit janë 4 të rijë të cilët mbasi kishin ra në grackën e maniakut, u gjendën të vdekun pak metra larg shtëpisë së tij, në lindje të Londrës.

Ai krijonte lidhje me mashkuj të ndryshëm në nji faqe interneti të quejtun ‘Grindr’, e cila asht faqja ma e njoftun në botë për lidhjet online mes homoseksualëve.

Port mbasi njihej me ta i drogonte, përdhunonte e më pas i linte të vdisnin nga mbidoza e landëve narkotike.

Mbas provës së 58 vdekjeve të ngjashme në qyetet autoritetet bajnë me dije se mbas këtyne fshihet pikërisht vrasësi Port.

Gjithashtu nën investigim asht vënë edhe policia vendase për deshtim të parandalimit të vrasjeve të fundit.

Stephen Port asht arrestue mbas vrasjes së parë, por në mungesë të provave të verifikueme i ka shpëtue gjykimit të drejtësisë.

Kurse këtë herë duket se nuk do të ketë ma shpëtim për të.

Simbas policisë angleze kuzhinieri po konsiderohet si nji nga vrasësit serial ma të tmerrshëm prej të gjitha kohnave.

Në krye të listës së padëshiueme n’Angli qëndron Harold Shipman,  me deri në 260 vrasje.

 

2-vrasjeee