Ky 20-vjeçar vritet me armë në Kurbin

Nji person asht vra me armë zjarri në nji lokal të fshatit Gjorm, në Kurbin.

Viktima asht 20-vjeçari Ervis Zyba, i cili asht qellu për vdekje, rreth orës 02:00 të natës qe lamë mbas.

Nga të dhënat paraprake bahet e ditun se ngjarja ka ndodh mbas nji sherri në nji lokal me muzikë, mes viktimës dhe autorit të ngjarjes.

Nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarje, ndërsa policët kanë nisë hetimet dhe po punojnë për kapjen e të dyshuemit i cili asht identifiku, raportojnë mediat në Shqipni.