Ky anëtar i AAK’s i ban thirrje Vetëvendosjes për bashkëqeverisje

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Anton Berisha ka thanë se ende ka rezerva për ideologjinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, Berisha ka thanë se nëse Vetëvendosje mbrenda vetes ka figura qendrore si Rexhep Selimi, atëherë simbas Berishës, pse Vetëvendosje nuk mundet me bashkëpunue me Ramush Hardinajn.

Berisha përmes nji shkrimi në llogarinë e tij në ‘Facebook ka thanë se pjesëmarrja e Vetëvendosjes në Qeveri asht në të mirë të vendit.

 

Ky asht shkrimi i plotë i Berishës:

 

Ashtu siç kam thene dje, politika duhet t’i pergjigjet kerkeses se qytetareve per te ndertuar institucionet e vendit.

Eshte e vertet se une kam pasur e vazhdoj te kem rezerva ndaj ideologjise dhe diskursit te VV-se por ne te njejten kohe kam shprehur publikisht dhe privatisht vleresimin per kompetencen e tyre profesionele, arsimore dhe per artikulimin e tyre ne temat jetike per funksionimin e shtetit.

Eshte koha, qe besimin qe e kane marr nga qytetaret ta shndrrojne ne benifit per Kosoven. Nese ata brenda vetes si figure qendrore kane Rexhep Selimin, pse ata nuk mund te bashkepunojne me Ramush Haradinaj.

Pjesemarrja e VV ne qeveri eshte ne te miren e vendit. Ne fakt, çasje e tyre profesionale dhe kompetente do te ndihmonte dikasteret perkates por ne te njejten kohe do te ‘detyronte’ edhe koalicionin PAN qe emerimet t’i bej konkurruese e jo si deri tash me kritere militantizmi. Me rendesi eshte qe shteti i Kosoves te udhehiqet me vullnet te mire dhe profesionalizem pavaresisht perkatesise partiake.

Kosova eshte lodhur nga lojerat politike dhe militantet, eshte koha per te menduar per shtet. Ne fund te fundit ashtu e kam lexuar fjalen e sovranit.