Ky asht afati për definimin e kufinit në mes të dy komunave të Mitrovicës

Ekipet negociatore të Prishtinës dhe Beogradit në takimin e fundit, me ndërmjetësim të BE’s, kanë arritë pajtimin që kufini në mes të dy komunave të Mitrovicës të definohet deri më 14 Tetor të këtij viti.

Portali “Kossev” në veri të Mitrovicës ka përcjellë disa nga vendimet që janë marrë në takimin e fundit, e që janë pajtue të tri palët në procesin e bisedimeve në Bruksel, BE’ja, Prishtina dhe Beogradi.

Simbas marrëveshjeve të arrituna, të Diellën më 14 Gusht ka me fillue procesi i të ashtuquejtunit rivitalizim i urës kryesore mbi lumin Ibër. Mbas përfundimit të punëve të ristrukturimit, ura ka me qenë krejtësisht e hapnr më 20 Kallnor 2017. Ky asht afati ma i ri që kanë caktue ekipet negociatore. Gjithashtu, me fillimin e rivitalizimit të urës ka me fillue edhe rivitalizimi i rrugës kryesore të Mitrovicës së veriut.

Rruga kryesore në veri të Mitrovicës “Mbreti Peter I”, e cila fillon nga ura kryesore e Ibrit, ka me u shendrrue në zonë për kambësorë, ndërkohë që në dy anët e urës në drejtim të “Lagjes së Boshnjakëve”, “Tre soliterëve” dhe të Suhadollit kanë me u ndërtue rrethrrotullime.

Këto janë detaje të reja që kanë dalë nga takimi i fundit i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.