Ky asht ambasadori i ri i Rusisë në Amerikë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka emnue sot ambasadorin e ri të Moskës në Washington, në vend të Sergei Kislyak, njofton Kremlini.

Ambasadori i ri i Rusisë në SHBA do të jetë Zavendësministri i Jashtëm i Rusisë, Anatoly Antonov.

Kislyak shërbeu për ma shumë se 9  vjet si i dërguem i Moskës në Washington.

Diplomati 62-vjet ka me zavendësue Sergey Kislyak, i cili në kry të mirëmbajtjes së marrëdhanieve Rusi-SHBA për gati nji dekadë para se t’i përfundonte mandati në Korrik të këtij viti.