Ky asht apokalips: Irma la 8 të vdekun, shpejtësia e erës 360 km n’orë shkatërron gjithçka (video)

Ma s’paku tetë veta kanë vdek, ndërsa 23 të tjerë janë lëndue në goditjen e uraganit Irma në Ishujt e Karaibeve franceze, ka kumtue sot Ministri i jashtëm francez Gerard Collomb.

Rreth 90 për qind të shtëpive janë shkatërrue. Ernat kanë fry deri në 360 km/h.

Simbas informatave të fundit kanë vdek tetë vetë.

Senatori i Shën Bartolomeut thotë se ky asht apokalips.

Irma ka godit edhe ishullin Shën Martin. Prej aty ka vazhdue për Poerto Rico.

Lajmërohet se gjysa e shtëpive në ishull janë pa rrymë.

Pritet të ketë dame të mëdha.

Të Shtunën apo të Diellën duhet me arritë deri në Florida.

Florida, Karolina Jugore dhe ajo Veriore kanë shpall gjendje alarmi dhe asht urdhnue evakuimi.

Irma së shpejti duhet me goditë Republikën Dominikane dhe Haitin.

Ekspertët i frigësohen ma të keqes.

Haiti nuk asht pregadit mirë për uragan. Në kohën e fundit janë përpjek me i pastrue kanalet në mënyrë që të largohen ma mirë ujnat.

Gjithashtu popullata nuk asht e informueme mjaftueshëm për përmasat e dameve.

Në ishullin Barbuda ka vdek nji bebe. Nana me fëmiun tentonte të largohej nga ndërtesa e damtue dhe atëherë fëmiu pësoi.

Në ishujt Shën Bartolomei dhe Shën Martin kanë vdek ma s’paku gjashtë njerëz.

Pushteti në Maiami ka urdhnue evakuimin e dhunshëm për pjesë të caktueme të qytetit.

Irma duhet me arritë deri në Floridë të Shtunën apo të Diellën.

Vendimi për evakuim hyn në fuqi t’Enjten në mëngjes.

American Arilines ka paralajmërue se prej të Premtes kanë m’u ndalue të gjitha fluturimet.

 

Shperndaje në: