Ky asht arsenali që përdori Putin për me perzanë ISIS prej Palmyra’s

rusii

Nëndetëset me ma pak zhurmë në botë, raketa cruise dhe bomba inteligjente.

Ky asht arsenali vdekjeprumës që Presidenti rus Vladimir Putin asht tue përdor në Siri, nji fuqi zjarri e jashtëzakonshme, e cila asht drejtu e gjitha kundër ISIS dhe që bani që ata të iknin nga Palmyra.

Forcat qeveritare siriane të mbështetuna pikërisht nga kjo fuqi zjarri e madhe ajrore ruse, kanë shty Shtetin Islamik jashtë qytetit antik të Palmyras.

Assad, i cili në këtë ofensivë mbështetet nga Putin, ka ba që të ndodhë ajo që u quejt nga ushtria e tij, “goditja vdekjeprumëse”, e cila bani që militantët e Shtetit Islamik, të cilët kishin pushtu qytetin antik vitin e kaluem dhe kishin hedh n’erë me dinamit tempujt e tij të lashta, tash ikën nga ky vend.

Por ajo çka thuhet nga analistët dhe mediat perëndimore asht fakti që Putin asht tue e përdor Sirinë si nji terren testimi për nji brez të ri të tmerrshëm armësh inteligjente.

Avionët luftarakë rusë, raketat dhe tanket, bombat e zgjueme dhe teknologjia satelitore, kanë ndryshu tashma peizazhin në Siri.

Rusia pretendon të ketë shkatërru “3000 objektiva terroriste”, gjatë 14 ditëve të sulmeve ajrore në fillim të Frorit.

Por nderkohë ky shtet ka qenë gjithashtu i akuzuem për vrasjen e 1000 civilëve si pasojë e bombardimeve të shumta.

Ajo që dikur asht quejt “Loja e luftës së Moskës”, nji flexing vdekjeprumës i fuqisë ushtarake të Rusisë, në fakt bani në realitet që në Sirinë e pushtueme nga ISIS të ndodhë, falë edhe forcave të Vladimir Putinit, ndryshimi i balancës së pushtetit në drejtim të udhëheqjes dikur të rrethuem të Bashar al-Asadit.

N’emën të luftës së Putinit kundër terrorizmit, kemi tash nji koleksion të jashtëzakonshëm fuqie zjarri, që “Njeriu i hekurt” (Presidenti i Rusisë), vendosi me arsenalin e armëve të tij të fundit në Siri, të cilat veprojnë nga toka, deti dhe ajri.

Humbja e Palmyra’s nga ana e Shtetit Islamik, përfaqëson nji nga pengesat ma të mëdha të shkatërrueme tashma, të grupit ultra-radikal islamik që kishte shpall nji kalifat në vitin 2014 në pjesën ma të madhe të Sirisë dhe Irakut.

Por ndërhymja e Putinit në këtë konflikt e ktheu kahun e luftës 5-vjeçare të Sirisë në favor t’Asadit dhe forcave qeveritare.

“MailOnline” qe e percjellë në shqip Mapo.al paraqet arsenalin e tmerrshëm të armëve, forcave të blindueme dhe avionëve që kanë ba historinë e kësaj lufte tue qenë tepër të randësishëm për fatin e të gjithë palëve mbrenda Sirisë.