Ky asht arsyetimi i Lladrovcit pse i takoi arsimtarët n’kohën e mesimit!

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nisma’s, Jakup Krasniqi, përmes nji shkrim të tij në Facebook, ka thanë se asht ndërpre mësimi në tri shkolla të komunës së Drenasit, për me mbajt takime kandidati i PDK’s për kryetar të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Por nji gja të tillë po e mohon ky i fundit.

Në nji prononcim për Indeksonline, Lladrovci jep arsyetimin se gjatë ditës në këto shkolla ka pasë nji takim konsultativ me arsimtarët gjatë kohës së pushimit.

“Takimi konsultativ me arsimtaret e Komoranit dhe të Kishnarekës ka qenë i organizuem në kohën pushimit, prej ores 12:10 deri n’orën 12:40. Humbja e orëve të mësimit asht spekulim”.

Por, asht interesant fakti se si Lladrovci ka mujt me zhvillue takime me arsimtarët mbrenda 30 minutave në dy fshatra të ndryshme!