Ky asht avioni që ra në Durrës. Piloti: Kisha defekt!

Nji avion i vogël asht ulë mëngjesin e sotëm në zonën e Ishmit në Durrës.

Këtë fakt e bani të ditun i pari në Kuvend deputeti demokrat, Flamur Noka.

Policia konfirmoi se nji avion i vogël asht ulë në këtë zonë, por thonë se kjo ka ardh për shkak të nji defekti teknik dhe nuk rezulton të ketë qenë me drogë në bord.

Megjithatë, uniformat blu po kryejnë verifikimet dhe veprimet procedurale, thonë burimet.

Avioni drejtohej nga nji pilot italian, Guido Andrea Guidi, 69 vjet.

Ai ka thanë se nuk ka pasë asnji ngarkesë në avion, por për shkak të nji defekti ka ba ulje në këtë zonë.

Deshmitarët thonë se avioni ka nji krah të këputun.

Dyshohet se avioni ka pasë kontakt me nji kabëll elektrike.