Ky asht buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2018 (dokument)

Egzekutivi aktual i Komunës së Prishtinës pret me çue në Asamblenë Komunale buxhetin për vitin 2018 dhe kornizën afatmesme buxhetore për periudhën 2018-2020.

Me 29 Shtator ka me qenë mbledhja e pesë dhe fundit që ka me mbajtë Asambleja e Komunës së Prishtinës.

Egzekutivi komunal, në krye me Shpend Ahmetin, në këtë mbledhje ka me çue buxhetin për vitin 2018. Buxheti meton me qenë ma i madh së në këtë vit, ose fiks në vlerë prej 71, 222, 581 euro, shkruen lajmi.net.

Rritja e buxhetit për vitin 2018 ka ardhë si rezultat i rritjes së granteve nga ana e Qeverisë dhe nji planifikimi ma të madh të të hyrave vetanake.

Shperndaje në: