Ky asht caku i ardhshëm i xhihadistëve n’Europë!

mahametaabrini

Terroristët islamikë që kryen atentate më 22 Mars në Bruksel po riorganizohen për sulmet e ardhshme në Kupën e Europës, nikoqire e së cilës do të jetë Franca gjatë Qershorit dhe Korrikut të këtij viti, ka thanë xhihadisti Mohamed Abrini, njani nga bashkautorët e sulmeve të 13 Nandorit të vitit të kaluem në Paris.

E ardhmja e Abrinit dhe e tre t’arrestuemve të tjerë të implikuem në sulmet terroriste të 22 Marsit dhe që aktualisht ndodhen në paraburgim, do të vendoset t’Ejten.

Mbas atentateve të Brukselit, posaçërisht mbas arrestimit të 8 Prillit të këtij xhihadisti, autoritetet franceze dhe ato belge kanë marrë disa informata mbi karakteristikat e celulës terroriste.

Abrini ka pranue gjatë marrjes në pyetje se po planifikonte atentate gjatë ndeshjeve të futbollit të Kupës së Europës nga 10 Qershori deri më 10 Korrik.