Ky asht denimi për kosovarin që kreu sulm me sakicë në Dusseldorf

Gjykata e Landit në Dusseldorf ka dënue shqiptarin 37 vjeçar nga Kosova, Fatmir H. të shpallun fajtor për sulmin me sakicë, të bamë në Mars të këtij viti në Stacionin Hekurudhor të Dusseldorfit.

Në vend të denimit me burg, gjykata i ka shqiptue atij masë të mbajtjes në afat të pakufizuem në nji ent psikiatrik të tipit të mbyllun, shkruen focus.de.

Simbas vendimit gjyqësor, Fatmiri në kohën e kryenjes së sulmit kishte qenë i smutë nga skizofrenia dhe për këtë arsye, nuk ka përgjegjshmëni penale.

Ai asht gjykue për tentimvrasje në tetë raste, gjegjësisht për sulmin me sakicë që jau ka ba tetë personave të gjendun rastësisht në ato momente në stacion, transmeton albinfo.ch.

Ai “kishte ndigjue zana që e kishin urdhnue me ba këtë. Dhe ai e kishte ba këtë, që të qëllohej nga poilicët”. Kështu ia kishte spjegue gjendjen e tij psikiatrit që ka ba ekspertizën psikiatrike.

Shperndaje në: