Ky asht denimi qe mori vrasësi i deputetes britanike!

Ekstremisti djathtist, Thomas Mair, asht denue me burg të perjetshëm për vrasjen e deputetes laburise në Britani të Madhe, Jo Cox, mbas shtatë ditëve gjykim në gjykatën Old Bailey, gjatë të cilit i pandehuni nuk kishte ba as edhe nji përpjekje të vetme për me mbrojt veten.

Mair e qelloi disa herë me armë dhe më pas e therri me thikë Cox-in, gjatë nji fushate për referendumin e Britanisë për BE, në Qershor të këtij viti.

Gjatë sulmit, ai kishte bërtit “Kjo asht Britania”, “Mbajeni Britaninë të pamvarun,” dhe “Britania së pari”.

Cox vdiq nga plagët e randa n’ambulancë, përkundër nji operacion emergjent që ju ishte nënshtrue.

Ajo ishte qëllue dy herë në krye dhe nji herë në gjoks, e më pas ishte therrë 15 herë.