Ky asht emni i sulmuesit 18 vjeçar në Munich

Ali Sonboly, dyshohet se asht emni i sulmuesit në Munich, i cili la të vdekun së paku 9 persona në dyqanin e ushqimeve të shpejta McDonalds.

Simbas të përditshmes britanike, Daily Mail, 18 vjeçari me prejardhje iraniane, dyshohet se ka hap nji faqe në Facebook ku thuhej se do të shpërndahet ushqim gratis në McDonalds.

Baba i vrasësit raportohet se punon si nji taksist ndërsa nana e tij punon në nji qendër tregtare.
Gazeta Bild ka njoftue se policia gjermane ka marrë baben e sulmuesit 18 vjeçar dhe po e interviston.

Ekipet e mjekësisë ligjore janë në kerkim të banesës ku jetonte i armatosuni bashkë me prindërit e tij.

Ndërkohë simbas gazetës gjermane, Spiegel, emni i sulmuesit asht David S.