Ky asht epiteti qe ja dhanë studentët kishës serbe n’UP!

Organizata studentore “Demokracia studentore”, sot mbajti nji aktivitet simbolik para kishës ortodokse serbe, e cila gjendet në kampusin e Universitetit “Hasan Prishtina”.

Në këtë aktivitet simbolik, me nji pankartë u prezentuen masakrat që ka krye Serbia në Kosovë.

Përfaqësuesi i studentëve, Mexhid Ramusa tha se këtij objekti duhet me ju ndrrue destimi dhe me u shndërrue në muze për prezentimin e krimeve që ka ba regjimi serb.

Ai tha se protestat nuk do të ndalen derisa ky objekt të mos jetë kishë.

Edhe Azem Geci nga Dardana ka prezentue disa fotografi të shqiptarëve kosovarë që janë vra nga viti 1981 deri 1999.

Studentët vendosen pankartën me skena të masakrave në murin e objektit, pa u pengue nga Policia.