Ky asht fjalimi i plotë i Presidentit Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ceremonisë së inaugurimit tha se gjatë mandatit të tij si president do të jetë roje e Kushtetutës, do të jetë i paanshëm politikisht, do të ofrojë agjendë dialogu aktiv në mes të përfaqësuesve të popullit pa dallime partiake.

Lexoni të plotë fjalimin e tij

Për mua kjo ditë është e veçantë, sepse shënon një moment të ri të angazhimit politik në karrierën time prej tri dekadash. Si gjithë gjenerata ime, unë jam rritur me sfidat që ka kaluar populli i Kosovës. Ndaj, kam emocione dhe kam nderë që në këtë shesh t’iu drejtohem si president i Republikës së Kosovës.

Si student edhe në këtë shesh, kam demonstruar për liri dhe të drejtat demokratike. Për lirinë dhe çlirimin Kosovë janë sakrifikuar shumë gjenerata.

Ju ftoi si qytetarë të Republikës të lutemi që t’i falënderojmë të gjithë ata që dhanë jetën që sot të jemi të lirë, të jemi sovran dhe të pavarur.

Ju ftojë të mënojmë për një çast për sakrificat që çdo njeri nga ju keni dhënë që sot të jemi bashkë në këtë ceremoni të tranzicionit të rregullt demokratik.

Sot jemi të bashkuar si vend dhe si popull. Jemi këtu pjesëtarë të komunitetit shumicë, pjesëtarë të bashkësive etnike dhe fetare… kemi qenë të bashkuar në kohë të mira dhe ën situata të rënda, në kohë hidhërimesh dhe gëzimesh. Bashkimi na ka ngritur si komb dhe si shtet. Uniteti ynë ka qenë dëshmia më e madhe dhe më e fuqishme për botën se jemi një shoqëri e dedikuar për n jë sistem politik që garanton të drejtat më bazike individuale dhe kolektive.

Një vend që buron nga proceset demokratike, transparente me rrënjë që nuk çrrënjosen më nga askush.

Me kontributin dhe sakrificën tuaj, me kohezionin qytetarë, sot i tregojmë botës së kemi arritur pjekuri të një demokracie evropiane në tetë vjetët e fundit të funksionimit si shtet demokratik.

Sot të nderuar mysafir dhe të dashur qytetarë po fillojmë një traditë të re. Është vetëm edhe një urë në krijimin e një historie të përbashkët si shtet multi-etnik, sekularë dhe përfaqësues të vlerave të familjes euro-atlantike.

Kjo ceremoni është një kapitull i ri në librin tonë të përbashkët të sukseseve, ku zgjedhjet, ceremonitë, festat nacionale dalë nga dal po e pasurojnë edhe rrëfimin për shtetin tonë.

Janë fondamentet e shtetësisë që po i qëndisin bashkë. Kjo ceremoni, përfundon pas pa k, por shteti ynë të shkoi përpara edhe më shpejt edhe më mirë. Ju siguroi se shteti ynë nuk do të ndalet, nuk do të pauzoi. Nuk kemi kohë për të humbur, kemi humbur shekuj, kemi humbur epoka. Kishim kaluar nga mesjeta në komunizëm, nga komunizmi në luftë…

Tash e 17 –vjet jemi të lirë, nuk kemi më asnjë ditë, muaj e ditë për t’ia falur hidhërimit, urrejtjes dhe historisë së gjakut. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, te nderuar mysafir, si përshëndet i Republikës së Kosovës më lejoni t’iu them se nuk dua që të marrë mantelin e ndonjë heroi. Sot dua t’ju them se jam shumë i nderuar se jam vetëm president i heronjve që të pa mundurën e bënë të mundur. Ëndrrën realitet.

Hero sot është punëtori i cili ndanë kafshatën e gojës për të shkolluar fëmijët. Hero është sot ndërmarrësi që punëson familje të tëra dhe paguan tatimet e shtetit. Hero është veterani që dha gjithçka për atdheun pa pyetur për shpërblim, pa menduar për rrezik. Invalidi që dha gjymtyrët e trupit për lirinë e Kosovës.

Familjet e dëshmorëve që dhënë më të dashurit për atdheun. I burgosuri që qëndroi shumë vite në burg për rend demokratik. Hero është qytetari i diasporës kosovare që nuk kurseu për të sotmen e ndritshme kosovare. Heronj ishin edhe ata 1 milionë refugjatë gjatë kohës së luftës. Sot hero është minoritari që ka vendosur të jetoj këtu në Kosovë, ku ka pasur rrënjët dhe është i gatshëm të përballet me sfidat e reja të jetës.

Kosova nuk është e një bashkësie etnike më shumë se e një tjetre më pak. Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Ne po ndërtojmë demokraci qytetare. Hero është mësuesi që edukon breza të rinj. Hero është bujku që prodhon bukën tonë. Hero është mjeku që shëron. Hero është minatori.

Hero është ambientalisti që kujdeset për natyrën. Hero është studenti që ec me trendët e dijës botërore. Heronj janë fëmijët që shkojnë në shkolla të cilat i ndërtuam me mundin tonë. Sot hero është prokurori i mirë, është gjyqtari i drejtë. Hero është polici që ruan rendin ditë e natë. Hero është ushtari që garanton lirinë dhe paqen.

Qytetari i Kosovës është hero, sepse ai kujton por falë por nuk harron e nuk hakmerret. Është krenar, ngrihet mbi të kaluarën e hidhur e pajtohet për të ardhmen ndritshme. Heronj janë të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës. Unë jam vetëm një president i thjesht i një populli heronjsh. Ju premtoj se nuk ka fuqi që do të mund të ndalë ëndërrta e heronjve dhe pritjet tuaja.

Të nderuar mysafirë, të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, me lejoni që sot para jush disa vija të objektivave të mia si president.

Janë katër çështjet që do të doja t’i ofroja si një p rogram fillestar, edhe pse tash e di se do të dalin edhe shumë çështje të tjera.

Do të dalin edhe shumë nevoja tjera, sfida afatshkurta dhe plane afatgjata që duhet të futën në listën e gjatë të obligimeve e para ka të bëjë me kushtetutën, me sistemin tonë demokratik presidenti është gardian i kushtetutshmërisë.

Nga momenti kur e dhashë betimin dje në kuvend unë jam një roje, një mbrojtës i dokumentit tonë themeltar. Këto nuk janë vetëm fjalë dhe vetëm gjeste, simbolet janë fuqi sepse kanë domethënie dhe interpretimin e tyre.

Do të publikoj fort për forcimin e identitetit shtetëror. Jam i vetëdijshëm se muajt e fundit kemi pasur debate të hapura dhe me tone divergjente politike. Si roje e kushtetutës unë do të jem i paanshëm politikisht, do të ofroj agjendë dialogu aktiv në mes të në mes të përfaqësuesve të popullit pa dallime partiake.

Do të përdorë instrumente këshillëdhënëse që të ke mi dialog aktiv edhe me komunitetet jo shumicë. Tranzicioni presidencial nuk përbën ndryshim të sistemit por është vetëm ndryshim personash të dedikuar që ta ruajnë sistemin. Këtë sistem e kemi krijuar n e vetë, gjenerata të tëra të kosovarëve që luftuan fillimisht për lirim, pastaj për pavarësisë dhe që do të qëndrojnë së bashku me betejën epike që na pret për t’iu bashkuar kombeve euroatlantike që na pret.

Së dyti do të luaj rol kushtetues në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, në rrafshin politik, diplomatik dhe atë social. dua të jemi të vetëdijshëm që tundimet e mëdha, ndryshimet tektonike po e përshkojnë kontinentin e Evropës dhe mbarë botën. Kosova duhet të luaj rol aktiv në çështjet që kapërcejnë madhësinë tonë si shtet apo mundësitë tona si popull. Vala e refugjatëve nga zonat e luftës, radikalizmi dhe terrorizmi i bazuar në urrejtje dhe shkatërrim si dhe erërat që na vijnë nga lindja janë sfida që po testojnë çdo shtet që po testojnë çdo aleancë.

Aleatëve tanë të nderuar dhe miqve nga e mbarë bota ju premtoj se Kosova do të jetë hallkë e fortë e zinxhirit antiterrorist, Kosova do të jetë iniciues e nismave për paqe dhe dialog, Kosova po ndërton raporte të mira me fqinjët, Kosova po kultivon frymën e dialogut, Kosova e njeh kulturën e bashkëpunimit. Për të gjitha çështjet që mund të merremi vesh i kemi dyert dhe zemrat e hapura. Por, le të jetë e qartë se me ata që e kërcënojnë lirinë në botë, me ata që rrezikojnë dhe sulmojnë miqtë tanë, me ata që e synojnë shkatërrimin e mënyrës tonë të jetës, liritë dhe të drejtat tona, nuk do të ketë asnjëherë kompromis.

Jemi krenar që Kosova është pjesë e përpjekjeve globale në luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm, qytetarët e Kosovës masovikisht, pa dallim orientimi kanë synim euroatlantik.

Unë jam i obliguar dhe është vizioni im, jam i privuar nga qytetaret tanë që ta ruaj si sytë e ballit miqësinë me SHBA dhe BE-në. Unë do të bëjë gjithçka që ti ndihmoj kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës që ti afrohemi ëndrrës për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB.

Qytetarët të nderuar, të nderuar miq, të gjithë ju mysafir nga e gjithë bota, jemi këtu para monumentit të Skënderbeut, shumëkush e sheh si luftëtar mes qytetërimeve por unë e shoh si një njeri që preku dy borërat. Vendi ynë është i vëmendshëm dhe respekton traditat fetare tradicionale islame. Është krenar për gjurmët e shërbëtorëve të krishterë që nga koha e shën Pjetërit dhe shën Palit dhe çmojmë margaritarët e kishës Ortodokse serbe. Vetëm pak metra nga këtu para pak vitesh e ngrita monumentin e hebrenjve të Kosovës, edhe një dëshmi tjetër e diversitetit tonë.

Vendi ynë është krenar që sivjet po bëhet e shenjët një grua e bekuar, që para 90 viteve si 17 vjeçare, në kishën e vogël të fshatit të Letnicës ndjeu urdhrin e zotit dhe nga Gonxhe Bojaxhiu u bë nënë Terezë, humaniste me përmasa globale. Por nuk jemi më të pasurit në Evropë pse kemi kaq pasuri, kaq diversitet, kaq tolerancë shekullore, por të jemi të qartë, ky vend është sekularë. Republika jonë bënë dallimin në mes të rolit të shtetit dhe fesë. Si gardian i Kushtetutës do të jem edhe gardian i kësaj ndarjeje të qartë.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, pika e tretë që ka të bëjë me dy të parat, po meriton kujdes dhe vëmendje të veçantë, fjala është për dialogun e dyfishtë në Kosovë me komunitetet jo shumicë por edhe me Serbinë.

Ne duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë evropian dhe dialogun me Serbinë sepse qytetarët më kanë obliguar që ta anëtarësoj Kosovën sa më parë në BE dhe NATO.

Ky është një obligim dhe detyrim nacional që edhe në momentet më të vështira, edhe në bisedat më të rënda dhe në çastet më provokuese mos t;i dorëzohemi dëshpërimit, mos t’i dorëzohemi para urrejtjes. Ne do të ndërtojmë fqinjësinë e mirë, dialogu nuk ka alternativë, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë nga faza e normalizimit të marrëdhënieve në procesin e pajtimit në mes të dy shteteve dhe dy popujve. Jam i bindur se pajtimi do të ndodh.

Do ta përdorin fanarin më të ndritshëm që edhe në errësirën më të thellë të gjemë njerëz me të cilët mund të dialogojmë, me të cilët mund të ndërtojmë ura. Marrëveshja e Brukselit nuk është një ishull, ajo solli relaksim raportesh politike në të gjithë rajonin tonë.

Sot rajoni dhe i gjithë Ballkani është ndryshe, secili komunikon me secilin së bashku me planin e Ahtiosarit dhe marrëveshjen e Rambujesë ajo është edhe një pikë referuese e historisë sonë moderne të arkitekturës s paqes në Ballkan. Të nderuar mysafir, qytetarë të Republikës së Kosovës, pika katër është e fundit por jo më pak e rëndësishme.

Dua të jemi të qartë për disa qytetarë sot politika është bërë një fushëbetejë monotone në mes liderëve, për ta ajo ende nuk sjellë shpresë për vende të reja të punës për progres ekonomik dhe mirëqenie sociale.

Qytetarët me të drejtë kanë shpreh sot, të rinjtë kanë nevojë për shpresë dhe besim, të diplomuarit kanë nevojë që dija e tyre të shpërblehet, pensionistët kanë nevojë jetike të sigurohen s kontributi i tyre nuk do të injorohet, prandaj do të punojmë që tranzicioni ekonomik të shkoj me hapa po aq të shpejtë si tranzicioni politik që e kemi përjetuar.

Ne si popull që u ringritëm si feniksi, që rindërtuam shtëpitë tona, që zumë hapin me kohën dhe me botën, duhet të jemi në gjendje të krijojmë zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të dashur qytetarët, kam qenë dëshmitar kur shokët e mi më kanë vdekur para syve, kam përjetuar momente dëshpërimi në rrugëtime të gjata për lirinë e vendit tonë.

Prandaj, sot kujtojmë sakrificën legjendare të komandantit Adem Jashari, kujtojmë edhe përpjekjet për lirinë e vendit të presidentit Rugova por kam qenë gjithmonë i bindur se një ditë ky popull do të dalë në dritë, do ta fitoj lirinë. Beteja e sotshme nuk është e tillë që e kërkon sakrificën më sublime, nuk është e tillë që ngrit dyshime ekzistenciale, ato tashmë i kemi kapërcyer.

Beteja e sotshme është që t;i bëjmë krenar fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë me shtetin e tyre, me kualitetin e tyre të jetës të sigurojmë që së shpejti mund të lëvizim lirshëm në Evropë, t’i bëjmë pjesë thelbësore të projektit të shtetit të së drejtës dhe sot ndër betejat tona kryesore është fryma e dashurisë dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, prandaj me këto përpjekje dhe synime unë do të jem pranë jush dhe nuk kam dyshim se së bashku do të dalim faqebardhë.

Si president i Republikës së Kosovës, si president i një populli heronjsh unë besoj në shtetin tonë dhe në ardhmërinë e tij të sigurt.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj, zoti i bekoftë miqtë e Kosovës, ju faleminderit shumë.