Ky asht gardisti që i vjedhte derivatet në Shqipni

Geraldo Guci punëtor i Gardës së Republikës në Shqipni asht vënë në pranga gjatë natës,  mbasi akuzohet nga policia për vjedhje me armë të ndodhuna në Tiranë.

Gardisti që simbas drejtorisë së Gardës ishte në provë, asht akuzue për të paktën 3 grabitje me armë të ndodhuna mbrenda pak kohësh në zona të ndryshme në Tiranë.

Policia bani të ditun sot se gardisti mbasi i vidhte derivatet paratë dhe veshjet i mshefte në kerrin e tij tip “Benz” tue përfitue nga të qenit punëtor i Gardës së Republikës, ai kalonte postblloqet pa probleme.

 

2-gardistiii