Ky asht gjermani që u grind me monstrën e Munich’ut

Zbulohet edhe identeti i qytetarit gjerman që ishte grind me sulmuesin e Munich.
Bild Zeitung ka publikue foton e gjermanit dhe transkriptën e bisedës mes vrasësit të Mynich dhe nji qytetari, i cili ato momente ishte në ballkon.

18 vjeçari, gjermano-iranian thuhet se i ka thanë atij se për 7 vite ishte i ngacmuem dhe i shtypun dhe tash ka nji armë që ka me vra

Njeriu në Ballkon: Ti je nji gomar

Terroristi: Për shkak teje unë isha i ngacmuem dhe i shtypun për 7 vite

Njeriu në ballkon: Ti je person abuzues

Terroristi: Dhe unë tash ka me ble nji armë për me të qëllue ty

Njeriu në ballkon: Nji armë! Pir…! Koka jote duhet me u pre

Njeriu në ballkon fillon të bërtasë: Ai e ka nji armë, ai e ka nji armë

Njeriu në Ballkon fillon ta ofendojë terroristin për prejardhjen e tij iraniane dhe i thotë dikujt tjetër: Thirreni policinë, ky person e ka nji armë

Terroristi: Unë jam gjerman

Njeriu në Ballkon: Ti je nji abuzues

Terroristi: Unë jam rritë këtu, me përfitimet e Gjermanisë për të papunët

Njeriu në Ballkon: Trajtimi që ju nevojitet juve asht psikiatri

Terroristi: Si asht faji im, nuk kam ba asgja në klasën e 5 . Ju lutem mbylleni gojën zotni.