Ky asht gjyqtari i vetëm që votoi kundër vendimit në favor të Manastirit të Deçanit!

bekimsejdiuu

Gjykata Kushtetuese ka vendos me i anulue dy vendime të Agjencisë Kosovare të Pronës që kishin të banin me Manastirin e Deçanit.
Ajo ka ardh në përfundim që këto vendime të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për Çashtje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit të jenë të pavlefshme, tue e kthye gjithçka në gjendjen fillestare.

Mirëpo, jo të gjithë gjyqtarët kishin votu pro këtij vendimi.

Gjyqtari Bekim Sejdiu, asht ai i cili jo vetëm që votoi kundër këtij vendimi, por kishte votue edhe kundër pranueshmënisë së landës, raporton Gazeta Blic.
Edhe në aktgjykimin e shpallun nga Gjykata Kushtetuese, shihet se më datë 19 Maj 2016, kur gjykata aprovoi me shumicë votash pranueshmëninë e kërkesës, gjyqtari Bekim Sejdiu votoi kunër pranueshmënisë.

“Të njajtën ditë, Gjykata votoi me shumicë votash për gjetjen e shkeljes.

Gjyqtari Bekim Sejdiu votoi kundër gjetjes së shkeljes”, thuhet në pikën e 18 të këtij aktgjykimi.

Ky vendim ka nxit reagime të shumta.

Lidhja e Historianëve ka reague ndaj vendimit, tue thanë se do të protestojnë para Gjykatës Kushtetuese.

N’anën tjetër, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj këtë vendim e ka quejt tradhëti.

“Turp e tradhti e Gjykatës Kushtetuese ndaj interesave të vendit e të popullit! Ndërhyrje politike dhe shkelje e ligjit e drejtësisë! Turp! Kurrë ky vendim s’ka me u pranuar e as zbatuar nga Komuna që unë e drejtoj! Manastiri nuk mund të behët pronar i këtyre pronave! Qytetarët e Deçanit dhe unë personalisht do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim politik dhe të turpshëm”, ka shkrue Selmanaj.

Vendimin e plotë mund ta lexoni KETU.