Ky asht i ftofti me ngrica qe ju pret prej të Hanës!

Instituti Hidrometeoroligjik i Kosovës ka ba me dije se gjatë kësaj fundjave ka me mbajët mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga te dobëta të shiut.

“Temperaturat minimale kanë me levizë ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndersa maksimalet e ditës parashihen me levizë ndërmjet 8-10 gradë Celsius.

Java e ardhshme parashihet me qenë ma e ftoftë, e përcjellun me ulje të temperaturave dhe kushte për riga të dobëta shiu.

Mëngjeset kanë me qenë me ngrica të dobëta, kurse shtypja atmosferike pritet të ketë ngritje të dukshme mbi vlerat e normales”.