Ky asht imami shqiptar që financonte ISIS’in prej Genoa

Mediat italiane kanë publikue foton e imamit shqiptar nga Durrësi, Bledar Bestha, i cili asht nën hetim për rekrutimin e të rijve për xhihad.

Brestha jeton në Genoa dhe prej kohësh mban ligjërata që nxisin urrejtje dhe përçamje ndërfetare.

Ai, madje kishte mujt me sigurue edhe t’ardhuna në nji xhami në Itali nga besimtarët dhe këto para i dërgonte për Shtetin Islamik.

Panorama tue ju referue mediave italiane shkruen se ai ka përdor kompani transfertash parash për me i dërgue paratë në Siri.

Madje, Bledari asht nën hetim edhe për radikalizimin e disa të rijve marokenë, të cilët janë kap n’aeroport nga autoritetet italiane teksa kërkonin me fluturue drejt Sirisë.

 

imamiiii