Ky asht kandidati i AAK’s për komunën e Kamenicës

AAK

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës ka vendosë për kandidatin në zgjedhjet e Tetorit në komunën e Kamenicës.

Faton Jakupi asht kandidati i zgjedhun nga AAK për zgjedhjet lokale.

Konfirmimin e tij për kandidim e ka ba vetë Jakupi përmes nji postimi në Facebook.

Postimi:

Të nderuar familjarë,miq dhe qytetarë të komunës së Dardanës, sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-dega Dardanë me votim unanim ma dha besimin për të kandiduar për Kryetar të Dardanës në zgjedhjet e 22 Tetorit!Të gatshëm për të marrë përgjegjësiNa priftë e mbara, Me respekt , Faton Jakupi