Ky asht kandidati i PDK’s për kryetar të Gjilanit

Nënkryetari aktual i PDK’s, Zenun Pajaziti, asht vendosë me qenë kandidat për Kryetar të Gjilanit.

Vendimi asht marrë të Shtunën në mbramje mbas kërkesës së Degës së PDK’s atje.

Në garë për Gjilanin janë edhe Lutfi Haziri nga LDK’ja që ka udhëheqë për katër vitet e fundit qytetin, dhe Sami Kurteshi i Vetëvendosjes.