Ky asht kandidati i PDK’s për kryetar të Vushtrrisë

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, mbas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, ka vendose që Ferit Idrizi me qenë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Idrizi, që mban funksionin e nënkryetarit të Degës së PDK në Vushtrri, aktualisht asht në pozitën e Drejtorit për Integrime Evropiane në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“PDK me kandidimin e Ferit Idrizit, shpreh bindjen e plotë për fitoren e radhës dhe njëkohësisht falënderon e çmon punën e kryetarit Mulaku për 3 mandate radhazi”, thuhet në nji komunikatë të PDK’s.