Ky asht kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga LAA

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, tashma ka vendose për kandidatin e tyne për nënkryetar të Kuvendit.

Ish-ministri i Kulturës në Qeverinë e Isa Mustafës, Kujtim Shala, asht caktue nga LAA që me qenë kandidati për nënkryetar të Kuvendit.

Edhe pse, kandidimi i Shalës ende nuk asht ba publik, lajmi.net mëson nga burime mbrenda LAA, se Shala, i cili për nji periudhë ka qenë edhe zavendëskryeministër në qeveri, asht vendosë që me qenë nënkryetar i Kuvendit nga koalicioni LAA.