Ky asht kandidati që nuk u ba deputet vetëm për nji votë, por…

Xhelal Sfeçla nuk ka mujt me u ba deputet për vetëm nji votë ma pak.

Ai ka marrë 6747 vota, vetëm nji ma pak se sa Arbër Rexhaj (6748), që asht kandidati mashkull që mbyll listën e atyne që fituen mandat nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por, Sfeçla mundet me ju bashkue Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, mbasi që kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thanë se ka me lanë mandatin e deputetit për me vazhdue punën në komunë.