Ky asht kanidadati i cili e zavendëson Shpendin si deputet (foto)

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Deka ka ba të ditun se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ishte kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dhanë dorëheqje nga posti i deputetit.

Ahmeti ka me vazhdue me qenë në krye të Prishtinës edhe për disa muej, ndërsa ka me rikandidue në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në Tetor.

Mbas dorëheqjes së Ahmetit, postin e deputetit nga radhët e VV’s ka me gzue edhe Xhelal Sfeçla, për të cilin ka me qenë mandati i parë në këtë pozitë.

Sfeçla kishte arritë me i sigurue 6,747 vota, ndërsa Shpendi Ahmeti, ka sigurue mbi 20 mijë vota, tue qenë kështu në listën e ma të votuemve të Vetëvendosjes.

 

sfecla