Ky asht kërcenimi i ri i Koresë për Amerikën

Koreja Veriore e ka refuzue sot rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit të OKB’s për vendosjen e sanksioneve ma t’ashpra ndaj saj, si dhe ka thanë se Shtetet e Bashkueme shumë shpejt kanë m’u përballë me dhembjen ma të madhe që e kanë përjetue ndonjiherë.

Këshilli i Sigurimit në mënyrë unanime i rriti sanksionet dje ndaj Koresë Veriore për shkak të testit të gjashtë dhe ma të fuqishmit bërthamor, tue vendos ndalesë ndaj eksporteve të saj të tekstilit dhe tue kufizue importet e naftës së papërpunueme.

“Delegacioni im e dënon në mënyrën ma të fuqishme dhe kategorikisht e refuzon rezolutën e fundit dhe të jashtëligjshme të Këshillit të Sigurimit të OKB’s, ka thanë ambasadori i Phenian’it, Han Tae Song, në Konferencën për çarmatim të sponsorizuem nga OKB në Gjenevë.

Po ashtu, ai e ka kërcënue ashpër edhe SHBA’n.

 

Shperndaje në: