Ky asht komenti i Haradinajt për sulmin ndaj Agron Mustafës

Ma në fund nji zyrtar i naltë i shtetit flet për rrahjen brutale të drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Kryeministri Ramush Haradinaj asht pyet sot për sulmin ndaj Mustafës nga dy policë të shtetit dhe heshtjen institucionale.

Ai tha se asht tue u punue nga institucionet përkatëse dhe se kjo çashtje asht tue u trajtue nga organet përgjegjëse.

Simbas tij, rasti i sulmit ndaj Mustafës asht i ndjeshëm dhe se sulme të tilla nuk janë të mira.

Mustafa u rrah brutalisht në qendër të Prishtinës nga dy zyrtar të Policisë së Kosovës, ku njani tashma asht suspendue, por jo edhe Nazim Sahiti, shef i krimeve ekonomike në PK.

 

Shperndaje në: