Ky asht komenti i Rexhep Selimit për ultimatumin e Pacollit

Mbramë presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thanë se Vetëvendosje dhe LDK kanë afat 10 ditë që të merren vesh për me bashkëpunue për formimin e institucioneve, përndryshe qëndrimi në koalicion i partisë së tij asht i pakuptimtë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thanë se beson në partnerin, me të cilin janë në koalicion, tue iu referue kështu AKR’s.

“Behgjet Pacolli nuk ka dhanë ultimatum, por po besoj që ka qenë reagim ndaj bllokimit që i ka ba PAN’i formimit të institucioneve. AKR’ja asht partner në Koalicionin LAA dhe mendoj se partneriteti i tyne të jetë funksional. Na nuk e kemi kuptue si ultimatum. Përkundrazi!”, ka thanë Selimi në nji prononcim për Indeksonline.