Ky asht kontinenti i parë që legalizon marihuanën

Australia asht ba kontineti i parë që ka legalizue marihuanën në krejt vendin.

Këtë vendim e ka marrë parlamenti tue ba kështu Australinë me nji popullësi prej 23 milionë banorë, vendin e parë që poashtu bani edhe dekriminalizimin e marihuanës.

Ministri i Shëndetësisë e ka vlerësue këtë si nji ditë historike për vendin e tyne, tue thanë se pacientët që kanë nevojë për kanabisin si bimë shëruese nuk kanë me u ndje ma si kriminelë.

Mbas kësaj, pacientët janë të lejuem që të rrisin në shtëpitë e tyne bimet e kanabisit që ata i përdorin për mjekim.

Ky vendim vjen mbasi disa shtete amerikane, mirëpo jo të gjitha legalizuen përdorimin e marihuanës si bimë mjekësore.