Ky asht Kryeministri i ri i Turqisë

Ministri i Transportit turk, Binali Yıldırım (60 vjeçar), sot u zgjedh njizani si kreu i ri i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, dhe kështu u ba Kryeministër i Turqisë.

Reuters tha se zgjedhja e Yildirim si Kryeminister i Turqisë u ba që Presidenti Recep Tayyip Erdogan , me forcue ndikimin në Qeveri, dhe për me i forcue përpjekjen e tij për zgjanim të kompetencave të Presidentit.

Yildirim, i cili bashke me Erdogan ishte nji nga themeluesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, ka marrë mbështetjen e 1,405 delegatëve.

Ai ishte i vetmi kandidat për Kongresin, mbasi në fillimit të këtij mueji, Ahmet Davutoglu njoftoi se kame dhane dorëheqje nga posti i tij, mbas ndamjes publike mes tij dhe Erdogan.