Ky asht kryetar i ri i Bashkisë së Kolonjës

Ilia Stefo, i koalicionit Aleanca për Shqipëninë Europiane ka me qenë kryetari i ri i bashkisë së Kolonjës.

Stefo i cili kandidonte perballë kandidatit të opozitës, Dritan Hajro mori mbi 2 mijë vota ma shumë.

Nepërmjet nji statusi në Facebook, Stefo falënderoi krejt votuesit, ndërsa tha se tash fillon puna për nji Kolonjë ma të mirë.

Nga ana e tij Hajro ka pranue humbjen, tue urue fituesin e kësaj gare, Ilia Stefo.

Hajro ishte i zgjedhuni i Aleancës për Punë dhe Dinjitet, por që vinte nga radhët e Partisë Agrare Ambientaliste.

Pjesëmarrja në votim ishte 49.6% të qytetarëve të cilët votuen për me zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë.