Ky asht lajmi ma i ri për Ballist Morinën

Ekstradimi i Ismail Morinës, i njoftun si “Ballist” Morina, nga Kroacia në Serbi, ka me u shqyrtue edhe nji herë nga Gjykata e Dubrovnik’ut.

Ky ka qenë vendimi që Gjykata e Naltë në Zagreb mori këtë të Premte për Morinën, tue rikthye edhe nji herë nga e para këtë proces që nisi pikërisht nga Gjykata e Dubrovnik’ut. Ishte kjo gjykatë që rreth 3 javë ma parë vendosi ekstradimin e Morinës në bazë të kërkesës së autoriteteve serbe, të cilat e kanë shpalle në kërkim Morinën për ngritjen e dronit me banderolën “Autochthonous” gjatë ndeshjes Serbi-Shqipni, Tetorin e vitit 2014 në Beograd.

Edhe pse nuk ka ende nji vendim përfundimtar për ekstradimin ose jo të Morinës, ky vendim i Gjykatës së Naltë në Zagreb shihet si nji fitore e vogël e Morinës, por edhe autoriteteve shqiptare për me ndalue ekstradimin. Paralelisht me procesin gjyqësor, autoritetet shqiptare kanë ba të gjitha përpjekjet në udhë diplomatike, por edhe mes dy qeverive që të pengojnë ekstradimin e Morinës drejt Serbisë.