Ky asht lajmi ma i ri për serbët e arrestuem mbramë në Pejë

Mediat serbe raportojnë se janë lirue nga mbajtja Momo Dasic, Sveta Zhivic dhe Zeqir Zyrapi të arrestuem mbramë në nji akcion të Njisisë Speciale të Kosovës.

RTS njofton se bahet fjalë për sekretarët e Kryqit të Kuq të komunës së Pejës, Graçanicës dhe Dragash.

Siç thuhet, Sveta Zhivic, si dhe sekretari i Kryqit të Kuq të Novobërdës Dragan Stojanovic, i Vitisë Tomislav Rakiq si dhe në Obiliq, Zoran Vasic, duhet që sot me u lajmërue në polici për bisedë informative.

Shperndaje në: