Ky asht lajmi të cilin Shpendi e dha për VV’n

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thanë se Vetëvendosje do t’i ketë 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë Ahmeti e ka ba përmes nji postimi në Facebook, ku ka falënderue të gjithë ata që votuen për Vetëvendosjen në zgjedhjet e 11 Qershorit.

“Pas numërimit të votave me kusht, Vetëvendosje ka arritur në 32 deputetë. Faleminderit! Me zemër”, ka shkrue ai.