Ky asht mendimi i Rrustem Mustafës për Kishën n’oborrin e UP’s

Njani prej njerëzve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa ka dalë kundër rrënimit të Kishës Ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Ai ka thanë se Kisha duhet të qëndrojë aty për t’iu shërbye besimtarëve ortodoksë.

Në të kundërtën, Remi ka propozue që nëse nuk ka ortodoksë, atëherë, objekti të shfrytëzohet për qëllime artistike e dinjitoze.

Lexone të plotë reagimin:

PROTESTA STUDENTORE- BEFASI QYTETARE

Befasia qendron ne protesten studentore, qe per here te pare reflekton karakter religjioz e jo atdhetar.

Protestimi i fundit ne hapesirat perreth kishes, sado qe eshte nje shprehje legjitime e pakenaqesive qytetare, nuk do te duhej te drejtohej aty ku ne shqiptaret gjithmone kemi qene kampion- tolerances fetare.

Çfaredo te kene qene qellimet e pales serbe, klerit te kishes ortodokse serbe, nuk me befasojne fare. Befasia qendron ne protesten studentore, qe per here te pare reflekton karakter religjioz e jo atdhetar, si norme e gjithe levizjeve studentore ne te kaluaren tone te turbullte. Keto levizje jane te rrezikshme dhe cenojne lirite te cilat i kemi fituar me gjak. Kisha le te qendroje e te sherbeje per qytetar te konfesionit ortodoks, nese ka te tille. Nese nuk ka, atehere te gjejme formulen e perdorimit te saj per qellime artistike apo qellime tjera dinjitoze, duke reflektuar keshtu vlerat kombetare, ato europiane dhe te botes se qyteteruar.