Ky asht mesazhi i Hahn për formimin e Qeverisë së Kosovës

Shefi i Bashkimit Europian për Zgjanim, Johannes Hahn, ka thanë se shpreson se partive politike në Kosovë nuk kanë me ju dashtë plot 9 muej për me formue Qeverinë e re siç kishte ndodh në vitin 2014.

Ai ka thanë se rezultati i zgjedhjeve të 11 Qershorit nuk ofron shumicë të qartë për me formue Qeverinë e re.

“Rezultati asht definitivisht i atillë që nuk ofron nji shumicë të qartë për me formue Qeverinë dhe shpresoj se nuk do të duhen deri në 9 muej për me formue Qeverinë, siç ndodhi herën e fundit 2014,” ka thanë Hahn për Reuters.

Me numërimin, pothuejse të plotë të votave koalicioni PAN prin me 33.98%, VV e dyta me 27.12% dhe në vendin e tretë koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativa me 25.74%.