Ky asht mesazhi i premë i Europës për Erdoganin!

“Akcioni i pastrimit nuk duhet të jetë i pabazuem, dhe nuk duhet të ndërmerren denime që nuk janë në kuadër të sistemit të drejtësisë.

Të drejtat e njeriut duhet të mbrohen, gjithçka tjetër asht padrejtësi dhe deshirë”, ka thanë Kurz.

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz ka thanë sot se asht e papranueshme që Turqia, mbas grusht shtetit të deshtuem, perseri me rikthye denimin me vdekje.

“Rikthimi i denimit me vdekje do t’ishte plotësisht i papranueshëm. Asht e nevojshme që Turqia ta ketë të qartë se nuk ka rikthim të denimit me vdekje”, ka thënë Kurz n’intervistën për “Kurir” të Vjenës

Ai ka paralajmërue se Austria në takimin e sotëm të shefave të diplomacive të BE’s në Bruksel ka me insistue që BE me ja tregue Turqisë “deri ku i ka kufijtë”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka paralajmërue dje për mundësinë e kthimit të denimit me vdekje mbas dështimit të grusht shtetit ku mbetën të vramë mbi 290 persona.