Ky asht mesazhi ngushëllues i Veselit për homologun amerikan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëllue kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Paul D. Ryan, dhe nepërmjet tij krejt popullin amerikan, mbas sulmit vdekjeprumës në Florida, ku për pasojë humbën jetën dheta persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

“Me rastin e aktit terrorist që ndodhi dje në Orlando, SHBA, n’emën të Popullit dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet ma të sinqerta. Në këto çaste të randa për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkueme t’Amerikës, ju siguroj që Kosova dhe qytetarët e saj bashkëndjejnë me dhimbjen e tyne, të këtij populli mik dhe përkrahësi të madh të shtetit tonë”, thuhet në mesazhin ngushëllues.
Ma tej thuhet se do të jemi përkrah jush në luftën e përbashkët kundër së keqes.
Në këto çaste pikëllimi për vendin tuej, Kuvendi i Republikës së Kosovës u bashkohet lutjeve Tueja që të prehen në paqe, krejt ata që humbën jetën gjatë këtij sulmi.