Ky asht Ministri i ardhshëm i Bujqësisë?

Lista Serbe e kërkoi me ngulm Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Dhe ky ngulm rezultoi i suksesshëm, mbasi që në marrëveshje me koalicionin PANA (PDK-AAK-Nisma-AKR) për bashkëqeverisje, ky resor qeveritar ka m’u drejtue pikërisht nga kjo Listë.

Lajmi.net nga burime mbrenda kësaj Liste merr vesh se Ministër i Bujqësisë pritet me qenë Nenad Rikalo, aktualisht përfaqësues i Listës Serbe në KQZ.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet m’u mbajt nesër.

Në këtë seancë pritet m’u zgjedhë Kryetari i Kuvendit, në këtë rast Kadri Veseli dhe Nënkryetarët.

Më pas, seanca për votimin e Qeverisë pritet të mbahet të Premten, ku Kryeministër ka m’u votue Ramush Haradinaj.

 

Shperndaje në: