Ky asht momenti kur i shqiptohet denimi ‘Kapetan Dragan’ (video)

Dragan Vasiljkovic i njoftun me nofkën “Kapetan Dragan”, 62-vjeç, asht denue sot me 15 vjet burgim, raportojnë mediat kroate.

Vasiljkovic asht shpall fajtor në dy pika të aktakuzës – keqtrajtim të burgosunve në Knin të Kroacisë dhe sulm ndaj stacioneve policore në Glin.

“Kapetan Dragan” i ka mohue kategorikisht akuzat të cilat randonin mbi te. Ai ishte komandant i njisive paraushtarake serbe, të njoftuna si “Knindza”.

Mbas luftës kishte ik n’Australi, ku ma vonë asht arrestue dhe ekstradue në Kroaci, që po e kërkonte për krime lufte.

Vasiljkovic dyshohet se ka qenë komandant i njisisë për operacione speciale gjatë Korrikut të vitit 1991 në Glinë, ku në bashkëpunim me komandantin e njisisë së tenk’ave të Armatës Popullore Jugosllave, hartoi planin me sulmue dhe rimarrë nën kontroll stacionet policore të Glinës.

Në videon e publikueme ma poshtë, mund ta shihni momentin kur i kumtohet vendimi për denim me 15 vjet burgim.

 

Shperndaje në: