Ky asht momenti kur u dorëzuen ushtarët turq!

Bllokimi i urave mbi Bosfor në Stamboll ishte ndër veprimet e para të ndërmarra nga organizatorët e grushtit të shtetit.

Nji njisi prej 60 ushtarësh dhe disa tanke u vendosën në këtë pikë që lidh dy pjesët e Stambollit tue bllokue krejtësisht qarkullimin.
Bllokimi zgjati përgjatë gjithë natës dhe me daljen e diellit dhe ndoshta marrjen e lajmit që grushti i shtetit deshtoi, ushtarët e vendosun mbi ura u dorëzuen.

Momenti i dorëzimit të tyne u shfaq drejtpërdrejt në televizionet turke dhe ato ndërkombëtare.