Ky asht moti i cili ju pret për këtë javë (foto)

Sot dhe nesër në Kosovë pritet me mbajtë mot i kthjellët me disa vranësina ban të ditun Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në ditën e Ejte, gjithashtu ka me pasë kthjellime dhe intervale ma të gjata me diell.

Ndërsa nga e Diella kanë me fillue ditët me shi.

Temperaturat minimale kanë me lëvizë ndërmjet 6-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen me lëvizë ndërmjet 20-25gradë Celsius.

Ka me fry erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.