Ky asht moti qe na pret këtë javë!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ban të ditun se edhe gjatë ditës së sotme ka me vazhdue moti me vranësina e reshje shiu.

Në nji njoftim për media nga IHM, bahet e ditun se, mbas dy ditëve me shi, të Merkurën pritet të ketë ma shumë orë me diell dhe ka me vazhdue nji situatë e ngjashme deri të Premten, tue mos i përjashtue reshjet e izolueme, të cilat mund të jenë prezente nëpër disa lokalitete, por me intensitet të dobët.

Simbas IHMK’s, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Në viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezente, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 13m/s.