Ky asht Nandori i 19’të i UÇK’s

Sot bahen 19 vjet kur për herë të parë u panë publikisht pjesëtarë t’armatosun të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ditën e Pamvarësisë së Shqipnisë në vitin 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt tre djem të rijë të veshun me uniforma dhe me armë automatike dolën dhe treguen kush janë ata.

E tana kjo ndodhi në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili ishte vra dy ditë ma parë nga forcat serbe.

Mujë Krasniqi(tash dëshmor i kombit), Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj dolën para masës së madhe që ishin mbledh në Llaushë dhe kallxuen se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ekziston përnjimend.

Që nga ajo ditë, festës së Flamurit ju ka bashkangjitë edhe dalja publike e UÇK’s.