Ky asht ndërtimi i projektit ma të madh të Serbisë mbrenda Kosovës

Projekti ma i madh i Serbisë në Kosovë që nga viti 1990, perkatësisht Lagjja e quejtun ‘Lugina e Diellit’ që ka me mundësue kthimin e serbëve në veri të Kosovës, ka me fillue së ndërtuemi sot rreth orës 14:30.

Në vënien e gurthemelit afër kalasë së Zveçanit, pritet me marrë pjesë drejtori i zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Djuric, bashkë me episkopin Teodosije, si dhe politikanë serbë nga Kosova e Serbia.

“Ky asht hap historik për kthimin e popullit tonë në Kosovë e Metohi, për serbët në Kosovë , por edhe për krejt serbët nga Kosova të cilët para 16 vjetësh u dëbuen”, pati thanë mes tjerash ditë ma parë drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Djuric, në lidhje me ndërtimin e kësaj lagje.

Në lagjen e cila ndodhet në pozitën strategjike të randësishme ndërmjet Mitrovicës e Zveçanit, asht parapa me u ndërtue 300 shtëpi që do të mundësojnë kthimin e rreth 1500 banorëve, ndërsa, asht investim i përbashkët i Qeverisë së Serbisë, Argjipeshkvisë Rashkë – Prizren dhe pushteteve lokale në veri të Kosovës.

Marrëveshjen për këtë projekt e kanë nënshkrue pikërisht episkopi Teodosije, Marko Djuric dhe kryetari ilegal i komunës së Zveçanit, Ivan Todosijevic më 12 Korrik të vitit të kaluem, derisa ky projekt ishte prezentue zyrtarisht më 31 Maj të këtij viti edhe në Beograd.

Kurse, çmimi i këtij projekti asnjiherë nuk asht përmend.

 

ndertimiiii